MENU
klinika

Çfarë po ndodh në seli?

Vazhdon ende mbledhja e kryesisë së PS-së

24.12.2018 - 14:20

Prej orës 09:10 të mëngjesit në selinë e Partisë Socialiste vijon mbledhja e kryesisë, që i paraprin dhe mbledhjes së Asamblesë me 28 dhjetor.

Sipas zhvillimeve në kryesinë e PS-së, me gjasë nuk pritet ndonjë ndryshim qeverie për momentin.

Qeverisja

Në këto mbledhje socialistët do të diskutojnë për qeverisjen e këtij 1 viti në mandatin e dytë si dhe për organizimin për sa i përket zgjedhjeve lokale që janë në horizont.

Kjo mbledhje vjen pas protestës 17 ditore të studentëve dhe mund të jetë një mundësi për reflektim të politikave që kanë shkuar keq.

Në mbledhjen e Asamblesë do të analizohet edhe puna e drejtuesve partiakë të niveleve më të ulëta, për të marrë një angazhim më të madh të grupit parlamentar dhe i funksionarëve të lartë të partisë, për të përballuar situata të ngjashme.

Në mbledhjet e shkuara, kryeministri Rama ka kritikuar ashpër drejtuesit e partisë për distancën që ata mbajnë me zgjedhësit, duke mos u shqetësuar për problemet e tyre.