MENU
klinika

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Vettingu/ Prokurori Progonati, KPK: Pasuri e justifikuar

18.12.2018 - 13:01

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Alfred Progonati do të kalojë sot në ‘sitën’ e vettingut’.

Gjatë seancës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që drejtohet nga trupa gjykuese Pamela Qirko, Genta Tafa, Xhensila Pine, u verifikua pasuria e prokurorit.

Duke iu referuar të dhënave të ILDKPKI, KPK konstaton se Progonati ka burime ligjore që justifikojë pasurinë.

Sipas KPK, prokurori ka një apartament 126 m² në Tiranë, ndërsa e ka blerë me një shumë prej 70 mijë eurosh.