MENU
klinika

Incidenti në protestë

Video/ Studenti: Çfarë ndodhi në përplasjen me policinë

17.12.2018 - 14:32

Protestat studentore u bënë tashmë 13 ditë që vazhdojnë dhe në përgjithësi ka qenë një protestë paqësore masive për tu marrë shembull nga të gjithë. Mirëpo sot është shënuar një incident i vogël, i cili u shua shpejt.

Disa të rinj tentuan të bëjnë një kordon me studentë përreth Kryeministrisë, por kjo gjë është penguar nga policia.
Një nga studentët të cilët u konfrontua me policinë dhe ishte dëshmitar në atë pjesë të incidentit, foli për mediat për të sqaruar më detajisht se çfarë ndodhi.

Në një prononcim për mediat, studenti sqaroi se studentët protestues formuan vetë një kordon para policisë, për të thënë që kjo është protestë paqësore, dhe askush nuk kërkon dhunë. Ai mes të tjerash tha se policia ndërhyri sikur ata të ishin vandalë dhe hajdutë.

Ne të gjithë si studentë vendosëm që në mënyrë simbolike të rrethohej Kryeministria. Më pas policia ndërhyri sikur ne ishim hajdutë, kriminelë, dhe s’kapin bandat. Të shkojnë tek ato bandat po ua mbajti dhe jo tek ne. Ne jemi për protestë paqësore. Isha unë i pari që u bëra pjesë e incidentit dhe më pas qetësova situatën. Ne nuk jemi ca dhjetra, po jemi shumë. Auditori bosh është simbol i kësaj proteste. Nëse merret nga media se “Kryeministria do të sulmohet nga disa vandalë”, jam komplet kundra. Nëse merret se studentët janë pronarë të Kryeministrisë, siç është populli, duhet thënë se ne jemi sovrani. Ndaj jam shumë dakord që të rrethohet Kryeministria”, tha ai.