MENU
klinika

Përplasen makinat

Vlorë-Orikum/ Aksident me pasojë vdekje

06.12.2018 - 18:42

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”.

Mësohet se automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.

aksident-konica.al

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit tjetër, për kryerjen e veprimeve të tjera proceduriale të arrestimit të tij.