Vrasja e studentes greke në Rhodes e cila shokoi të gjithë opinionin publik, ka nxjerrë në dritë fakte të reja.
Në shufrën e hekurit me të cilën u godit viktima është gjendur ADN e 19-vjeçarit shqiptar Aleksandër Luka.
Kështu shtohen akoma më shumë dyshimet se 19 vjeçari shqiptar vrau studenten greke, bëjnë me dije mediat helene.
Shqiptari është në burgun e Grevenas pas sulmit të dhunshëm në burgun e Avlonas. Mjekët e spitalit Evangjelismos nuk konfirmuan përdhunim të 19-vjeçarit.
Pamjet e rënda janë publikuar nga mediat greke ditë më parë ku shihet se si 20-vjeçari dhunohet nga të burgosurit e tjerë.
“Nuk e bëra unë, e bëri ai tjetri”, dëgjohet të shprehet i riu shqiptar, duke akuzuar shokun e tij grek, bashkëpunëtor në ngjarje.
Aleksandër Luca mori fillimisht ndihmën e parë në burg dhe më pas u dërgua në spital. Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur një hetim të brendshëm për të zbuluar se si të burgosurit e tjerë u futën në qelinë e shqiptarit Aleksandër Luka.
Kujtojmë se greku Manolis Koukouras dhe i riu shqiptar, akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen e studentes 21-vjeçare, të cilën pasi e dhunuan e hodhën në det me këmbë të lidhura.