MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Vuçiç: Nuk ka dialog pa heqjen e taksës 100%

19.12.2018 - 17:17

Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ripërsëritur se nuk do të ketë vazhdim të dialogut derisa Prishtina nuk tërheq taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Ne jemi të gatshëm që në çdo moment të bisedojmë. Por si të bisedojmë kur pas 12 viteve (nga nënshkrimi i marrëveshjes së CEFTA-së) dikush nuk dëshiron ta respektoj atë që e ka nënshkruar. Si mund të kemi besim që nuk do ta shkelin çfarëdo marrëveshje tjetër”, ka thënë Vuçiç.

Kosovë

Departamenti Amerikan i Shtetit ia ka ndaluar hyrjen në vend, shtetasit serb Goran Radosavleviç i njohur si Guri, për shkak të përfshirjes së tij në shkelje të mëdha të drejtave të njeriut.

Ky urdhër bazohet në informatat kredibile që sekretari i Shteti i ka ndaj zyrtarëve të huaj që janë të përfshirë në afera korruptive apo shkelje të drejtave të njeriut, ku me këtë rast i ndalohet hyrja në SHBA edhe familjarëve të tij – bashkëshortes Svetlana si dhe të bijës Ana. Ligji kërkon po ashtu që Sekretari i Shtetit të njoftoj publikisht ose edhe privatisht për këto vendime.

Maqedoni

Ligji për Amnisti është dorëzuar te kabineti i kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ku pritet që ta nënshkruajë, theksojnë nga kabineti i Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Sipas informacioneve Ligji do të nënshkruhet në afat të shkurtër kohor.

Që kur Ligji për Amnisti u votua në Kuvend me 95 vota për dhe asnjë kundër, pasi që të nënshkruhet nga kryetari i Maqedonisë do të duhet të shpallet në Gazetën Zyrtare, ku nga ai moment do të hyjë në fuqi.

Maqedoni/ Vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit konica.al

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim që do të mbahet sot, përveç presidentit Thaçi, pritet të marrin pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, presidenti i Serbisë, kryeministri i Shqipërisë, kryeministri i Maqedonisë dhe ai Bosnje e Hercegovinës.

Maqedoni

Studentët e Universitetit të Tetovës, të cilëve iu janë bashkangjitur edhe disa grupe të studentëve nga Universiteti “Nënë Tereza” nga Shkupi dhe Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, përmes protestës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për gjendjen në arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Studentët gjatë parakalimit në rrugët e Tetovës kanë mbajtur parulla, ku shkruhej “Ndal korrupsionit”, “Kërkojmë drejtësi”, “Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, “Jashtë partitë politike, poshtë nepotizmi”. Studentët marshin protestues e përfunduan para godinës së Universitetit të Tetovës, pasi atyre nuk iu është lejuar hyrja në oborrin e UT-së nga ana e forcave të policisë. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!