MENU
klinika

Habiten shkencëtarët

Zbulimi i NASA-s, shenja uji në asteroid

11.12.2018 - 20:05

Një anije kozmike e NASA-s zbuloi shenja uji në një asteroid, një gjetje e rëndësishme kjo sipas shkencëtarëve, që mund të mbajë gjurmë të origjinës së jetës në Tokë.

Ekspertët thonë se në trupin qiellor u diktuan gjurmë të hidrogjenit dhe molekulave të oksigjenit të ngulura në sipërfaqen shkëmbore të asteroidit. Asteroidi i emëruar si Benu e arrin pikën e afrimit të vet më të madh me Tokën çdo 6 vjet.

Studimi nisi në vitin 2016 dhe shkenctarët tani po presin kthimin e sondës në tokë, për të sjellë mostrat të cilat do të hulumtohen më tutje.

Ndërkohë, një tjetër anije e NASA-s shënoi rekord, pasi shkencëtarët bënë të ditur se ajo kishte hyrë në hapësirën ndëryjore, 41 vjet pas nisjes nga planeti ynë.