MENU
klinika

Lista

Zbulohen emrat e të gjithë të zhdukurve në Vlorë

05.12.2018 - 09:36

Pas deklaratës së Policisë së Vlorës se përgjate tre viteve të fundit janë zhdukur 23 persona në qytetin bregdetar, dosjet për të paktën tre prej tyre kanë kaluar tek Krimet e Rënda.

Dy nga të zhdukurit e fundit në Vlorë që dyshohet se janë ekzekutuar nga grupet kriminale, janë Albano Xhaferri dhe Elvis Troqe, të cilët kanë humbur gjurmët përkatësisht në qershor dhe korrik të këtij viti. Krimet e Rënda po hetojnë gjithashtu edhe për zhdukjen e Leonard Mehmetit, i njohur si Nani, sipërmarrës në Vlorë, i zhdukur në 22 nëntor 2016.

Nga deklarimet e familjareve medohet se Mehmeti kishte miqësi me Ervin Dalipajn dhe Xhino Dautajn, të dy të ekzekutuar në 2016-ën në autostradën Tirane-Durrës. Ervin Dalipaj ishte në kerkim si i dyshuar për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Gazmend Collakut.

Ndërkohë Prokruoria e Vlorës ka publikuar listën, emrat e personave të denoncuar të zhdukur, por vetëm për katër cështje ka procedim penal, pasi janë gjetur elementë të vepres penale.

Grupi hetimor ka dyshime se zhdukja e disa prej tyre ka ardhur për larje hesapesh apo hakmarrje për cështje që kanë të bëjnë me veprimtari të paligjshme, kryesisht drogën. Burime nga policia bëjnë të ditur se nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë vrarë, por për sa kohë nuk ka trupa të zbuluar këta persona konsiderohen të zhdukur.

EMRAT E DENONCUAR TE ZHDUKUR
Albano Haskaj, i larguar me 07.09.2016 / Aldo Likaj, i larguar me 04.10. 2016 / Leonard Mehmeti (nani) larguar me 21.11.2016 / Elidon Ferrataj, larguar me 29.11.2016 / Adrian Jaho, larguar me 03.07.2017 / Ariseldo Maze, larguar 03.07.2017 / Besho Mahmutaj, denoncuar ne 2017 / Gjergji Kokoshari, larguar me 20.03.2017 / Lavdosh Sinanaj, denoncuar ne 2017 / Marjo Metushi, larguar me 16.06.2017 / Majlinda Koçi, larguar me 05.03.2018 / Shpresa Boka, larguar me 2018 / Shpëtim Pasha, larguar ne 2015 / Teuta Pasha, larguar ne 2015 / Saimir Pashaj larguar me 02.11.2018 / Albano Xhaferri, larguar me 18.06.2018 / Ervis Troqe, larguar me 17.07.2018 / Fatos Sulaj, larguar me 01.06.2018 / Gentian Çollaku, denoncuar ne 2018 / Ksandro Imeraj larguar 02.02.2018 .

Edmond Durmishi, i larguar nga spitali psikiatrik, i rikthyer / Eduard Habibi, larguar me 19.05.2018, i rikthyer.

Disa prej ngjarjeve të bëra publike nga të afermit e tyre janë zhdukja e biznesmenit Adriano Jaho, 52 vjec dhe ndihmësit të tij Ariseld Maze 28 vjec. Ata dolën në det më 3 korrik të 2017-ës nga porti i Vlorës por nuk u kthyen më.

Ksandro Imeraj 32 vjec është një tjetër i ri, zhdukja e të cilit u denoncua nga të afërmit nëpërmjet medias. Ai u largua në mars të këtij viti, dhe dyshohet se është mbytur në rrethana të paqarta në det, teksa ishte nisur drejt Italisë me një mjet lundrues.

Ndërkohë që ende e mistershme mbetet vetëvrasja e vëllait të tij dy muaj më pas. 26-vjecari Albano Imeraj u gjet pa jetë pranë monumentit të pavaresise në Vlorë.

Mes të shpallurve të larguar nga banesa është edhe Gentian Collaku, i shpallur në kërkim për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje, ngjarje e ndodhur në Orikum, ku i riu ka grabitur me armë një karburant. Policia e ka referuar rastin në prokurori, por dyshohet se humbja e kontakteve të tij me familjarët është për shkak të tentativës për t’ju shmangur dënimit.

Sipas të dhënave nga policia, katër prej të zhdukurve kanë humbur në det, në tentativë për të transportuar lëndë narkotike në Itali. 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur në menyrë misterioze, për disa prej të cilëve dyshohet se mund të jenë vrarë. Vetëm gjatë këtij viti janë 13 denoncime për të zhdukur në Vlorë.

Ndërkaq, Edmond Durmishi, Eduard Habibi emrat e të cilëve rezultojnë në listën e të zhdukurve të bërë publikë nga organet ligjzbatuese, janë kthyer në banesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier