MENU
klinika

Anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhjet në PD, përfundon numërimi

16.12.2018 - 10:46

Ka përfunduar procesi i numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Viotimi nisi dje në orën 11:00 ndërkohë që 8 kandidatë të Bashës u tërhoqën nga lista. Procesi i numërimit të votave ka vijuar përgjatë gjithë natës.

Ndërkohë që ende nuk kanë dalë rezultatet dhe emrat e fituesve të këtij procesi. Ditën e djeshme, në Pallatin e Kongreseve u votua për 265 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD.

Nga lista e Bashës u larguan publikisht rreth 8 kandidatë, 7 prej tyre të njohur si kritikë të fortë të kryedemokratit.

Nga 350 kandidatë, në garë ngelën vetëm 342. Të larguarit ishin, zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, Edvin Kulluri, Edit’h Harxhi, Mimoza Hajdarmataj, Fabian Topollaj, Valbona Mezini dhe Arben Skënderi. Spikati rikthimi i Gazmend Oketës, dhe Aleksandër Biberajt, Dash Sulës dhe Selami Xhepës.

Me këtë listë u larguan Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Genc Ruli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Eduart Selami, që kërkuan dorëheqjen e Bashës në vitin 2017, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!