MENU
klinika

Instituti i Albanologjisë

1 milion dokumente që flasin për rolin e Ismail Qemalit

14.01.2019 - 19:12

Instituti i Albanologjisë, edhe pse pa mbështetje financiare nga shteti, në 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit ka organizuar një mori aktivitetesh.

Studiuesit kanë mbledhur një fond prej 1 milion dokumentesh që flasin për rolin e Ismail Qemalit si shtetformues.

Viti jubile i vdekjes së Ismail Qemalit e gjen Institutin pa financim nga shteti dhe me vetëm 17 studiues. Drejtori i Institutit, Marenglen Verli, në një prononcim për mediat thotë se institucioni që ai drejton ka një axhendë aktivitetesh që do të zhvillohet në 24-26 janar dhe disa botime dokumentarë që janë fryt i punës së studiuesve.

“Në mënyrë të posaçme i është kushtuar vëmendje ndër të tjera edhe Ismail Qemalit i cili ka 100 vjetorin e ndarjes nga jeta, në vitin 1919.

Në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike ka koordinuar punët edhe me bashkinë e Vlorës për të bërë këto ditë, më 24 ose 26 janar, një konferencë në qytetin e Vlorës.

Sikundër Skëndërbeu, edhe Ismail Qemali si një figurë brilante ka marrë vëmendjen e posaçme të studiuesve. Por, edhe në të gjitha periudhat pas 1912 në një mënyrë apo një tjetër ai ka qenë në vëmendje të pushtetit.”

Ndonëse me financim të kufizuar, studiuesit kanë arritur të sigurojnë 1 milion dokumente të rëndësishme historike ku spikat figura e Ismail Qemalit si burrë shteti dhe aftësia e tij shtetformuese dëshmuar nga historianë e diplomatë të huaj.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit