MENU
klinika

Më pak se mesatarja e BE-së

Punësimi i shqiptarëve,13.3% është në shtet

18.01.2019 - 15:49

Në Shqipëri, sipas të dhëna, ka 164 mijë të punësuar në administratë, pra atë qendrore dhe atë lokale. Në totalin prej 1.23 milionë të punësuarish gjithsej në vend, rezulton se shqiptarët që punojnë në shtet zënë vetëm 13.3% të atyre që janë në marrëdhënie pune.

Por si është kjo normë krahasuar me Bashkimin Europian dhe vendet më të zhvilluara? Bindshëm e ulët, dhe për ta ilustruar këtë mjafton të themi që mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet në 16%.

Në krye të listës në Europë janë vende si Suedia, Finlanda apo Danimarka, me normën në 29%, 28% dhe 25% respektivisht. Më pas ndjekin vende si Estonia, Lituania apo Franca që janë në krye të listës së vendeve ku puna në shtet zë një pjesë të konsiderueshme të tregut të punës.

Shqipëria është shumë larg këtyre vendeve, dhe në rast se do të ishte pjesë e Bashkimit Europian, do të ishte e parafundit në listë, duke lënë pas vetëm Gjermaninë, me një normë në 10%.

Siç duket qartë, në krye të listës qëndrojnë vendet që kanë një nivel të lartë mirëqënieje dhe ku shteti social është në themel. Ndërkohë që në fund të klasifikimit qëndrojnë vende ku mbretëron sipërmarrja dhe industria prodhuese. Sigurisht që Shqipëria nuk mund të klasifikohet si një ekonomi e tillë, ndaj përfaqëson një lloj përjashtimi nga rregulli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfshihen 76 mijë punëkërkues

Ahmetaj: Trajnim i detyrueshëm për të papunët