MENU
klinika

Një set ushtrimesh

13 mënyra të vërtetuara si të zhvilloni trurin

07.01.2019 - 10:50

Truri i njeriut kryen mijëra detyra çdo ditë. Si mund ta bëjmë punën më efektive?

Ne po iu paraqesim 15 mënyra të ndryshme për të “ngarkuar” trurin tuaj në 100% të kapacitetit të tij.

Ju do të habiteni se sa kjo mund të përmirësojë dramatikisht jetën tuaj.

Një set ushtrimesh për trurin tuaj

Si funksionon?

Ndihmojnë me përqëndrimin dhe fuqitë tuaja analizuese, nëse e bëni disa herë në javë.

Çfarë duhet të bëni?

Pastroni dhëmbët duke përdorur dorën tuaj pasive. Vizatoni me dorën më pak aktive.

menyrat e zhvillimit te trurit-konica.al

Shihni filma të huaj me titra. Ndiqni rrugë të ndryshme sesa ato të zakonshmet.

Efekti Moxart

Të dëgjosh disa lloje muzike, rrit aktivitetin e trurit me 15 për qind.

Çfarë duhet të bëni?

Duhet të dëgjoni muzikën e Mozartit 20-30 min në ditë.

Truri juaj ka nevojë për gjumë

Truri juaj ka nevojë për 7-8 orë gjumë gjatë natës. Kjo sepse nata stimulon melatoninën, që rregullon funksionin e trupit. Ndërkohë që drita e ditës, ndikon për keq në cilësinë e gjumit dhe stimulon stresin.

Çfarë duhet bërë?

Flini gjumë mjaftueshëm natës në një dhomë të mirë-ajrosur dhe truri juaj do të rrisë aktivitetin me 30 për qind.

Luani lojra strategjike

Luani shah, domino, poker etj, dhe truri juaj do të jetë 10 për qind më aktiv çdo ditë. Luajini këto 2-3 herë në jave dhe për çdo herë rrisni nivelin e vështirësisë.

Menu speciale për trurin
Si funksionon?

Hani ushqime që rrisin produktivitetin e trurit.

Hani peshk, çokollatë të zezë, djath, vaj ulliri, hudhër, spinaq, banane, dhe lëng molle. Shkurtimisht, dietën mesdhetare.

Mbani gjithçka nën kontroll

Nëse niveli i shqeqerit dhe kolesterolit do mbahet nën kontroll, aktiviteti i trurit do jetë siç duhet.

Sistemi i Pitagorës do iu ndihmojë me memorien

Kjo metodë ju ndihmon të ruani informacionin për një kohë afatgjatë.

Çfarë duhet të bëni?

Në fund të ditës, shkruani çfarë iu ka ndodhur, duke ndarë se cilat iu kanë shkaktuar emocione pozitive dhe cilat negative. Më pas analizo se çfarë duhet të bësh për të rritur emocionet pozitive.

Truri ka nevojë për një kokteil vitaminash

Vitamina C, D dhe B rrisin fuqinë e trurit me 10 për qind. Konsumoni sa më shumë ushqime që i përmbajnë ato.

Të lexosh është gjithçka

Të lexuarit të librave, pasuron fjalorin tuaj dhe zhvillon aftësitë analitike me 15 për qind. Lexoni libra klasikë, romantikë dhe shumë lloje të tjerë.

Ushtrimet fizike forcojnë trurin

Ushtrimet fizike ndihmojnë në qarkullimin e gjakut, dhe sjellin më shumë oksigjen në tru.

Bëni 20-30 minuta nga këto ushtrime në ditë.

Rrezet e diellit

Drita e diellit rregullon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në prodhimin e vitaminës D.

Dashuria

Dashuria është ndjenja më pozitive, ndihmon në reduktimin e stresit dhe shumë të tjera.