MENU
klinika

Moti i keq

2 metër dëborë në Dibër, Elbasani frikë përmbytjesh!

18.01.2019 - 18:11

Qarku i Dibrës u prek më së shumti nga moti i keq i kohëve të fundit veçanërisht nga reshjet e borës.
Sipas kryebashkiakut Muharrem Rama niveli i borës kaloi parashikimet duke arritur 80 cm në qytet e deri në 2 metra trashësi në zonat e thella malore.

Kryebashkiaku shton se janë 10 fadroma në terren me qëllim përmirësimin e situatës, por ka ende fshatra që kanë mjaft vështirësi.

Në Elbasan duket se problemet e borës janë hedhur pas krahëve por shqetësimi më i madh është rreziku i përmbytjeve që mund të shkaktojë përroi i Zaranikës.
Kreu i kësaj bashkie, Qazim Sejdini i bëri thirrje qeverisë për ndërhyrje në mënyrë që të parandalojë  dëmet që mund të sjellë ‘tërbimi’ i përrenjve të Zaranikës dhe Manazderës.

Kryebashkiaku i kërkoi prefektit të sapoemëruar të ndërhyjë në qeveri për sigurimin e fondeve për ndërhyrjen e plotë por prefekti, Gledian Llatja kritikoi kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve në Elbasan pasi sipas tij kanë neglizhuar stuatën.

Problematikat e reshjeve nuk kanë munguar as në Berat, por sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar gjendja e rrugëve ka shënuar përmirsim në të gjithë vendin.