MENU
klinika

Moti i keq

ARRSH: Akset rrugore ku udhëtohet me zinxhirë

12.01.2019 - 09:35

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione mbi gjendjen e rrugëve pas motit të keq që ka përfshirë thuajse gjithë vendin. Mësohet se në rajonin Jugor qarkullimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë, ndërsa në atë verior kryesisht me zinxhirë.

GJENDJA E AKSEVE KRYESORE TË VENDIT

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarrkullimi bëhet pa zinxhir.

Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir.

Domaj-Draj-Rec me zinxhir.

Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.

Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.

Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë perdorim të zinxhirëve.

Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë.

Ekzekutimi i Demir Backës në Fier dhe torturimi i biznesmenit në Nikël

Artan Hoxha: Do ketë viktima nëse nuk kapen autorët e…

Grabitja në vilën e biznesmenit në Fushë-Krujë

Nazmi Çangu: U zgjova me kallashnikovin tek koka!

Autorët lidhin e torturojnë kryefamiljarin

Grabitet banesa e biznesmenit në Nikël të Krujës

Prej një viti e gjysmë nuk depozitohen më aty mbetjet

Kryebashkiakja e Kurbinit: Është e qëllimshme

Një ditë pas kritikave të Ramës për mbetjet

Laç/ I vihet flaka vend grumbullimit të plehrave