MENU
klinika

Për borxhin tatimor

24 mijë biznese nën bllokim

15.01.2019 - 09:59

Administrata tatimore mban të blokuara pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të afro 24 mijë bizneseve. Arsyeja është mosshlyerja e detyrimeve ligjore.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri në fund të muajit Dhjetor janë 23.888 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve u është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore.

Vetëm gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018, listës i janë shtuar rreth 2700 subjekte debitore. Vetëm gjatë muajit Dhjetor 2018, në listën e të penalizuarve janë regjistruar147 subjekte të reja.

Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore  është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion. Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.

Lista e organeve tatimore tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për borxhe të akumuluara rishtazi nga subjektet, por një pjesë e mirë prej tyre datojnë mbi 9 vite më parë. Një pjesë e madhe e këtrye detyrimeve, i takojnë bizneseve të mbyllura apo të falimentuara përfundimisht.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN