MENU
klinika

Detajet

25 fjalëkalimet që nuk duhet t’i vendosni kurrë

06.01.2019 - 13:05

Hapja e çdo llogarie në rrjetet sociale dhe hapësirat ju kërkon vendosjen e një fjalëkalimi e mundësisht një kombinim numrash e simbolesh në mënyrë që mos të gjendet lehtë. Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga ekspertët mbi sigurinë, miliona njerëz nëpër botë vazhdojnë të përdorin fjalëkalime tejet të lehta.

Një kompani për sigurinë kibernetike ka zbuluar fjalëkalimet më të vjedhura për vitin që lamë pas dhe në krye të listës, për të pestin vit radhazi qëndron “123456” dhe vetë fjala “password”.

Sipas një artikulli publikuar në DailyMail, fjalëkalimet që përdoren masivisht por që nuk duhet janë këto: 123456; passëord; 123456789; 12345678; 12345; 111111; 1234567; sunshine; qwerty; iloveyou; princess; admin; welcome; 666666; abc123; football; 123123; monkey; 654321; !@#$%^&*; charlie; aa123456; donald; password1; qwerty123.

Pjesa më e madhe e fjalëkalimeve të gabuara janë gjithashtu emri i personit, apo hobi që ai ka.

Ekspertët këshillojnë gjithashtu që të përdorni fjalëkalime të ndryshme për llogari të ndryshme.
Në këtë mënyrë, nëse një haker arrin të vjedhë një prej fjalëkalimeve që përdorni, të paktën nuk do të mund të futet në llogaritë e tjera që keni.