MENU
klinika

Mësimi me dy turne

28 shkolla në Kamëz pa ngrohje

07.01.2019 - 16:45

Në shkollën “Azem Hajdari”, nxënësit nuk i kanë hequr për asnjë moment kapuçët, shallët e dorashkat, a thua se janë për alpinizëm dhe jo për të zhvilluar mësim.

Në shkolla si kjo ku mësimi zhvillohet me dy turne, mësimi është një mision i vështirë. Shkolla “Azem Hajdari” ka 9 vjet që është rikonstruktuar.

Kaloriferët janë sa për numër, pasi rrjeti elektrik është i dobët dhe nuk mban ngarkesë. Funksionimi i sistemit të ngrohjes varet nga Bashkia e Kamzës.

Prej 5 vjetësh si në krye të kësaj shkolle, drejtori ndihet i pafuqishëm për kushtet ku nxënësit mësojnë.
Në Bashkinë e Kamzës janë 29 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. Prej 5 vitesh Zyra Arsimore Kamez, raporton pranë

Ministrisë së Arsimit se rrjeti elektrik është i dobët dhe nuk mban ngarkesë e për rrjedhojë në shkolla mungon ngrohja.