MENU
klinika

Një e treta ishin kosovarë

6 milionë turistë të huaj vitin e kaluar

23.01.2019 - 12:51

Vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan afro gjashtë milionë shtetas të huaj. Ky është numri më i lartë i vizitorëve të huaj i regjistruar ndonjëherë në vendin tonë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se numri i vizitorëve të huaj u rrit me afro 16% gjatë vitit të kaluar, me një normë rritje gati dy herë më të lartë krahasuar me vitin 2017.

Pas një rënieje gjatë tetorit dhe nëntorit, turizmi hyrës i shtetasve të huaj u rrit sërish gjatë muajit dhjetor. Një e treta e shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë janë kosovarë, ndërsa mbi 60% e totalit janë nga vendet fqinje.

Vitin e kaluar, numri i vizitorëve nga Kosova u rrit me 20%, ndërsa vetëm për dhejtorin rritja ishte afro 39%. Kjo tregon se vendosja e taksës së kalimit në rrugën e Kombit pë rmomentin nuk ka dhënë efekte të dukshme negative në lëvizjen e shtetasve mes dy vendeve.

Për sa i takon turizmit të mirëfilltë të organizuar, rritje domethënëse për të dytin vit radhazi regjistroi numri i vizitorëve nga Polonia, që u rrit me 34%. Për një vit, Shqipërinë e vizituan afor 154 mijë shtetas polakë. Rritje e ndjeshme e numrit të vizitorëve u regjistrua edhe nga Gjermania dhe SHBA.

Edhe daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit vitin e kaluar shënuan një shifër rekord, me 5.4 milionë dalje. Krahasuar me vitin 2017, numri i vizitave të shqiptarëve jashtë vendit është rritur me 4.4%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe tremujori III në rritje

1.5 mld euro të ardhura nga turizmi