MENU
klinika

Do të kandidojë në zgjedhjet europiane

82 vjeç por nuk heq dorë nga pushteti, rikthehet Berluskoni

18.01.2019 - 10:14

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, tanimë 82 vjeç, njoftoi të enjten se do të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në maj.

“Në këto vite shumë të këndshme, nga ndjenja e përgjegjësisë, vendosa të shkoj në Evropë,’ tha  Berlusconi në një tubim në Sardenjë”.

“Me dijen time, përvojën time dhe aftësinë time bindëse, unë mund të luaj një rol të rëndësishëm dhe t’i bëj qytetarët evropianë të kuptojnë se ne rrezikojmë të largohemi nga vlerat perëndimore”, tha Berlusconi, sipas EuroNews.

Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani, një anëtar i partisë Forza Italia të Berluskonit, e mirëpriti njoftimin në Twitter.

“Lajme të shkëlqyera për kandidaturën e Berluskonit për zgjedhjet evropiane! Isha i sigurt se do të kandidonte përsëri për të mbrojtur lirinë dhe të drejtën e qytetarëve!” shkroi Tajani në Twitter.

Berluskoni gjithashtu tha “Ne duhet ta ndryshojmë këtë qeveri që përfshin Pesë yjet, që udhëhiqet nga njerëz që nuk kanë përvojë dhe asnjë kompetencë”, tha ai, duke e krahasuar qeverinë me “zotërinjtë e të majtës komuniste të vitit 1994”.

Duket se Berlusconi e konsideron parlamentin e BE si një mënyrë për të ecur në korridoret e pushtetit.

Berluskoni, si kreu i partisë së qendrës së djathtë Forza Italia, ishte tri herë kryeministër italian dhe së fundi pretendoi të ndezte një qiri çdo ditë duke u lutur që Mbretëria e Bashkuar të ndryshonte mendjen e saj për Brexit. Por ai ka qenë pa një vend parlamentar pasi zgjedhjet e tij të vitit 2013 në Senat u shfuqizuan për shkak të akuzave për mashtrim./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN