MENU
klinika

The Hill

E përballon dot NATO Trumpin dhe 2 vjet?

22.01.2019 - 11:25

Donald Trump sapo bëri dy vjet, si Presidenti i 45-të i SHBA-së, dhe tani po bëhen pyetje të reja lidhur me qëndrimin e tij ndaj Aleancës Atlantike.

New York Times raportoi më 14 janar se gjatë dy viteve të fundit, Trump ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se Shtetet e Bashkuara do të largohen nga NATO, duke argumentuar se NATO nuk është vetëm “i vjetërsuar”, por është një barrë ndaj taksapaguesve të SHBA.

Trump shpesh ka ngritur dyshime nëse nën udhëheqjen e tij, Shtetet e Bashkuara do të zbatonin nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit të vitit 1949, për të ardhur në mbrojtje të një aleati që po sulmohet.

Vetëm ndërhyrja e “të rriturve”, duke nisur që me ish-Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis, thuhet se e ka bindur Presidentin që të mos tërhiqet nga NATO.

“Konflikti” i Trump me NATO-n nisi kur shumë aleatë nuk pran  onin të përmbushnin detyrimin e tyre për të shpenzuar dy për qind të PBB-së për mbrojtjen.

Në sesionin përfundimtar të samitit të NATO-s në Bruksel të korrikut të vitit të kaluar, Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga Traktati i Uashingtonit 1949, nëse aleatët nuk bënin atë që ai kërkonte. Mund të imagjinohet buzëqeshja në fytyrën e presidentit rus Vladimir Putin kur lexoi lajmet nga Brukseli dhe e mirëpriti Presidentin disa ditë më vonë në Helsinki.

Këtu ka një paradoks. Pavarësisht nga skepticizmi i Presidentit për Aleancën dhe përbuzja për shumicën e liderëve të aleancës, administrata e tij ka zbatuar politika të cilat kanë forcuar NATO-n ushtarakisht.

Administrata ishte e angazhuar për të udhëhequr batalionin shumëkombësh të NATO-s në Poloni, dhe në fakt ka rritur gjurmët ushtarake të SHBA në të gjithë Evropën.

Aleatët ranë dakord të forcojnë strukturën komanduese të NATO-s për të trajtuar operacionet kibernetike. Uashingtoni gjithashtu i bindi aleatët që ta përdorin NATO-n më efektivisht për të luftuar terrorizmin dhe destabilitetin në periferi jugore të NATO-s.

kolana e librave

Për më tepër, Shtetet e Bashkuara nuk janë duke marrë pjesë në këto nisma të reja. Britania e Madhe, Gjermania dhe Kanadaja po udhëheqin batalionet e parandalimit të NATO-s në tre shtetet baltike.

Gjermania do të sigurojë një një komandë logjistike që do të sigurojë lëvizjen e shpejtë dhe integrimin e forcave në të gjithë Evropën në rast se ndonjë aleat kërcënohet. Kanadaja ka rënë dakord të kryesojë misionin e trajnimit të NATO-s në Irak, Italia ndërsa Mbretëria e Bashkuar vazhdon të udhëheqë Komandën Detare të NATO-s. Lituania, Polonia dhe aleatët e tjerë po ofrojnë trajnime dhe pajisje për Ukrainën dhe Gjeorgjinë për t’i ndihmuar ata të ruajnë pavarësinë e tyre.

nato

E gjitha kjo tregon përparim nga shumica e aleatëve në përmbushjen e objektivit të shpenzimeve për dy përqind të PBB-së.

Pavarësisht nga antipatia e Presidentit Trump për Bashkimin Evropian, BE-ja, për herë të parë, është pajtuar të ndërmarrë hapa konkretë për përmirësuar lëvizjen ushtarake në të gjithë kufijtë evropianë. Kjo do të përfshijë projektet e infrastrukturës të financuara nga Komisioni Europian, si dhe iniciativa për eliminimin e pengesave ligjore dhe procedurale që mund të vonojnë përforcimet.

E gjithë kjo e ka bërë NATO-n më të fortë, më të shkathët dhe më të angazhuar se në çdo kohë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Udhëheqja e SHBA-së e ka ndihmuar. Po, ka ende shumë punë për ta bërë Aleancën një partneritet edhe më të balancuar.

Por Presidenti duhet të heqë dorë nga kërcënimet për një aleancë që ka qenë themeli i sigurisë amerikane dhe transatlantike për shtatëdhjetë vitet e fundit. Le të shpresojmë që Trump do ta kuptojë këtë…

Alexander Vershbow është pjesë e Këshillit Atlantik në Uashington DC. Ai ishte më parë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA dhe Ambasadori i SHBA në NATO, Rusi dhe Republikën e Koresë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ursula von der Leyen/ New York Times

Asnjë aleancë nuk mund ta zëvendësojë NATO-n…