MENU
klinika

Moti i keq

Acari mbyll shkollat në Korçë e Kukës

07.01.2019 - 17:51

Parashikimi se e marta do të jetë dita më e ftohtë e vitit me temperatura që pritet të zbresin deri në 14 gradë nën zero, ka detyruar drejtoritë arsimore të pezullojnë mësimin në zonat e thella të Korçës e Kukësit.

Ndërsa shkollat e tjera mund të zhvillojnë mësim me orë të reduktuara.

Me temperaturat nën zero dhe parashikimet se e marta do të jetë dita më e ftohtë e vitit kanë bërë që Drejtoria Arsimore e Korçës të pezullojë mësimin në shkollat e zonave rurale. Në shkollat e qytetit orët e mësimit do të bëhen të reduktuara, ashtu si gjatë ditës së hënë.

Drejtuesit e arsimit në Korçë thonë se janë marrë të gjitha masat për furnizimin e shkollave me lëndë djegëse, por nga ana tjetër nxënësit thanë në shkolla mungoi ngrohja.

Edhe në Kukës, shkollat në fshatrat e thella malorë nuk zhvilluan mësim as këtë të hënë, ndërsa ata të qytetit bënë orë të reduktuara.

Bashkia e Kukësit thotë se ka garantuar lëndën drusore për ngrohje në të gjitha shkollat, ku edhe sipas raportimeve nuk ka problematika.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë