Nga Prof. Dr. Fadil Maloku
1. Racionaliteti, po edhe atdhetarizmi i Presidentit Ilir Meta, me mosdekretimin e Gent Cakajt, për ministër të jashtëm të Shqipërisë, bëri që t’i ndalet përkohësisht turravrapi e happy-end-i iracional i Edi Ramës!
2. Edi Rama, në kalkulimet e tija si gjithnjë djallëzore, u mundua që emërimin, e këtij djaloshit “të pathinjur”, publikut të gjerë gjithshqiptar t’ia shes, hiq më pak si akt patriotik (kosovari, hej resursin më domethënës në planimetrinë rajonale)!
3. Ndërkaq, përmes të po këtij “të pathinjurit”, planifikonte heshtazi dhe padiktueshëm, në planin diplomatik Serbisë t’i krijoj favore e lehtësira… nga më të ndryshme!
Sepse, i njejti edhe publikisht ishte deklaruar pro “korigjimit” (copëtimit). Në ndërkohë, Rama mendonte, këtë emërim ta përdorte edhe si një vegël të frikëshme, e mjet presioni ndaj qeverisë Haradinaj, në kontekstin e avokimit dhe sqarimit të idesë së Trojkes Thaçi&Vuçiq&Rama.