Arbën Xhaferri, analist nga Tetova i cili në vitet e para të rinisë punoi në disa gazeta shqiptare si dhe prestigjoze nëpër botë për tu rikthyer më 1993 në vendlindje ku një vit më vonëu zgjodh dhe si kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni.
Në vitin 1998 erdhi në pushtet jo vetëm me një strategji të re, por dhe ndërtoi dhe platformën për Demokraci Konsensuale, si një parakusht për parandalimin e tendencave margjinalizuese të aplikuara në atë kohë kundrejt shqiptarëve, por dhe si mjet që mund të ishte efikas kundër ndarjeve territoriale që sot e kësaj dite i kanosen Maqedonisë.
Qasja e Xhaferit në atë kohë turbullirash u përkrah më në fund nga faktori ndërkombëtar, duke bërë të mundur legjitimimin e luftës së shqiptarëve, duke nisur kështu maratona e Ohrit, që përfundoi me një marrëveshje për ndërrimin e konceptit etnocentrik të shtetit.
Më 5 shkurt të vitit 1995, Xhaferri mori pjesë në Kongresin Amerikan, ku foli dhe për çështjen e nacionalitetit, ndarja e Shqipërisë dhe krijimi i republikave të reja.
Fjala e tij:
“Zoti kryetar, kongresmenë të nderuar, unë do ta destabilizoj Amerikën do te flas shqip.
Se kur tentojmë të flasim shqip në Maqedoni quhet i destabilizuar.
Ju keni dëgjuar shumë emra gjeografikë deri në konfuzion.
Esenca është kjo se Jugosllavia u shkëput dhe shqiptarët u ndanë në 5 pjesë, nëse vazhdojmë kështu rrezikojmë të ndahemi në 20 pjesë.
Nga qeveria që doli nga Jugosllavia, problem i kësaj është se ne do të ndërtojmë mbi baza nacionale.
Në esencë ky është edhe problem i Jugosllavisë.
Të gjithë republikat që dolën kishin projektet nacionale për shtetet e tyre, vetëm shqiptarët kërkonin rrugën e demokracisë.”