MENU
klinika

Australian Open

Avancojnë favoritët, në 1/8 Williams-Halep

19.01.2019 - 15:12

Nuk ka surpriza edhe në raundin e katërt në turneun madhor të Australian Open. Kështu, tenistit Novak Djokovic ka kaluar në 1/8-t, pasi mundi kanadezin Denis Shapovalov.

Djokovic fitoi në dy setet e para me rezultatin 6-3 dhe 6-4, ndërsa në të tretin 19-vjeçari e mundi në shifrat 6-4. Për t’i vënë vulën kualifikimit Djokovic e mundi 6-0 në setin final tenistin e ri dhe siguroi kualifikimin për më tej.

Në fazën tjetër, 14-herë kampioni i Grand Slam do të përballet me rusin Daniil Medvedev. Edhe ky është një nga talentet e reja në tenis, është 22 vjeç dhe ka ardhur në këtë fazë pasi mundi belgun David Goffin dhe nuk ka humbur asnjë set prej dy javësh.

Më tej u kualifikua edhe Aexander Zverev, pasi fitoi ndaj Alex Bolt me rezultatin 6-3,6-3 dhe 6-2.

Serena Williams dhe Simona Halep
Serena Williams dhe Simona Halep

Ndërkohë në tenisin e femrave, Serena Williams siguroi kualifikimin për më tej pasi mundi 18-vjeçaren Dayana Yastremska me rezultatin 6-2 dhe 6-1, në një orë e shtatë minuta lojë. Në fund Serena u afrua pranë ukrainases së re dhe e inkurajoi për të vijuar me kokën lart, pasi ajo shpërtheu në lot.

Në raundin tjetër Serena do të përballet me numrin një të botës, rumunia Simona Halep, e cila eliminoi Ventus William me rezultatin 6-2 dhe 6-3, “Do të jetë një sfidë edhe më e madhe, por jam gati të përballem me të” – tha Halep.