MENU
klinika

Tenis

Federer vendos rekord në Australian Open

13.01.2019 - 15:58

Nesër nis Australian Open, turneu i tenisit ku pritet një rivalitet i madh, sidomos te meshkujt. Një prej kandidatëve për të triumfuar është padyshim tenisti zviceran Roger Federer, që është kampioni në fuqi.

Ky është edicioni i 20-të për Roger Federer në këtë turne, rekord për një tenist jo-australian, turne të cilin Roger e ka fituar 6 herë në karrierën e tij.

Zvicerani barazon shifrën e 20 pjesëmarrjeve të australianit Lleiton Hewitt, tërhequr nga sporti një vit më parë, një tenist që është ikonë në shtetin e kangurëve.

Ky është një turne ku ka të paktën 10 tenistë favoritë për ta fituar. Natyrisht që edhe unë jam një prej tyre. Australian Open gjithnjë ka dhuruar surpriza, që lidhen me klimën, temperaturën dhe se sa një tenist i përballon ato” – tha Federer.

Në rast se shkon deri në gjysmëfinale, do të vendosë një tjetër rekord, atë të 100 fitoreve të arritura në këtë turne.