MENU
klinika

Nga Igli Tola

“Bankierët e mirë janë si çaji i mirë… i cili mund të provohet kur është në ujë të nxehtë.”

22.01.2019 - 16:57

Kriza Financiare që shpërtheu më 2008 tregoi ndër të tjera se çfarë ndodh kur sistemi bankar nuk ka një nivel adekuat të kapitalit, që të shërbej si absorbues i humbjeve.

Në pamundësi për të ndërmarrë këtë masë që më parë kur i kërkohej nga investitorët konservatorë (të kujdesshëm), bankat u detyruan të ulnin kreditimin pikërisht në kohën më të keqe për ekonominë. Në fund të fundit, vetëm besimi dhe kredia e plotë e qeverisë së SHBA-ve, infusion i drejtpërdrejtë prej më shumë se 200 miliardë dollarë të tatimpaguesve, arriti ta rigjallëronte sistemin dhe shpëtonte ‘aktorët’ e tregut nga ‘gijotina’.

Mësimi duket mjaft i qartë: Bankat duhet të rrisin kapitalin sa të munden, dhe para se të duhet (të jetë e nevojshme).

banka-konica.al

Akti i Dodd-Frank i vitit 2010 i dha FED-it (Rezervës Federale), por tërthorazi edhe gjithë institucioneve të tjera regullatore, përfshirë edhe Bankën e Shqipërisë këtë përgjegjësi: “Udhëzoni bankat për të ndërtuar një ‘tampon’ të kapitalit ekstra në kohë të mira, kur ekonomia është në ekspansion dhe fondet janë relativisht të lehta dhe të lira për tu siguruar” . Kjo ide e ashtuquajtur, kapitali kundërciklik ka funksionuar mirë edhe në vende të tjera, veçanërisht në Spanjë.

Këtë detaj tejet të rëndësishëm e përforcoi edhe marrëveshja e Basel III që imponon për bankat një raport të kapitalit ndaj riskut të ponderuar (kapitali me rrezik të peshuar) prej 8-12%.

Kjo përbëhet nga raporti bazë 4.5%, tampon mbrojtjeje 2.5%, 2.5% tampon anticiklik, dhe deri në 2.5% shtesë në bankat sistemike. Disa vende me sistem financiar të zhvilluar kanë kërkesa akoma më të larta për kapital. Singapori imponon një shtesë prej 2% mbi Basel-in; propozimet e Vickers në Mbretërinë e Bashkuar kërkojnë një shtesë prej 3%; dhe Zvicra kërkon që bankat e saj ndërkombëtare të mbajnë kapital shtesë prej 6%, diku në nivelin 18-19%.

Pyetja është kur duhet të shtohet ky ‘tampon’?

kolana e librave

Rendi ekonomik global po përjeton prej disa vitesh një periudhë ‘lulëzimi’ pothuajse në të gjitha dimensionet. Rritja ekonomike botërore në analizat e Bankës Botërore të mesit të 2018, prognozohej se do të vazhdonte të qëndronte e lartë në nivelin 3,1% në vitin 2018 para se të pësojë një ngadalësim gradual në dy vitet e ardhshme. Po në atë raport pohohej se rritja në ekonomitë e zhvilluara pritet të bjerë në vitet paduese, ndërkohë që rimëkëmbja e eksporteve të mallrave në tregjet kryesore në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim pritet të stabilizohet.

dodd frank-konica.al

Andaj koha për të ndërmarë këtë masë është tani, në mos ka kaluar. Por dyzimi në implementim erdhi për shkak të asaj se si zyrtarët e FED-it, por edhe të disa BQ-ve kanë zgjedhur për të interpretuar Dodd-Frank.

Ata kanë miratuar një rregull që thotë se dobësitë sistematike duhet të jenë “kuptimplote dhe mbi normale” para se të kërkohet një kapital shtesë – një prag që disa, duke përfshirë edhe kryeparlamentarin Jerome Powell, thonë se nuk është përmbushur. Kundërshtarët e kësaj kërkese për më shumë kapital gjithashtu argumentojnë se bankat e SHBA-ve nuk kanë nevojë për to, sepse ata tashmë janë më mirë të kapitalizuar se homologët e tyre evropianë, ose më gjerë.

Historikisht, bankat mbajtën më shumë kapital sesa sot.

Në fillim të shekullit të 20-të raporti i levave (kapitali ndaj totalit të aktiveve) për bankat amerikane dhe britanike ishte rreth 8-12% (Miles 2011). Për të kthyer raportin e levave në kapitalin e ponderuar me rrezik, rregulli është që të shumëfishohet me 2. Kështu levave 8-12% mund të korrespondojnë sot me 16-24% kapital me peshë të rrezikut. Sidoqoftë, ajo periudhë ishte e orientimit të kufizuar, pasi bankat ishin më pak të diversifikuara dhe nuk kishin qasje në një rrjet të sigurisë të zhvilluar mirë ose në sigurimin e depozitave.

E gjithë kjo situatë, ngjason me romanin e Heminguej, “Për kë bien këmbanat”. Kjo pasi, bankat nuk janë një biznes i zakonshëm. Kur një kompani bën investime të gabuara, ajo humbet paratë e aksionerëve të saj. Por kur një bankë bën investime të gabuara, atë që humbasin nuk janë kapitalet e pronarëve, por depozitat e qytetarëve.

Ndaj, nuk duhet të përsërisim gabimet e parakrizës së 2008.