MENU
klinika

Hetimi parlamentar

Basha shkon përtej Metës: Hetim për Ramën, Bushatin Cakajn dhe SHISH

11.01.2019 - 13:50

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas kërkesës së presidentit Meta për hetim parlamentar të DSIK.

Basha ka deklaruar se opozita ka nisur punën për të hetuar të gjithë mënyrat si është dhënë certifikata e sigurisë për Gent Cakaj.

“Hetim parlamemtar për DSIK, kryeministrin Rama, Ditmir Bushatin, Gent Cakaj dhe SHISH për dhunimin e ligjit që cënon sigurinë e informacionit sekret dhe që cënon sigurinë e vendit.

Presidenti kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara, DSIK mbi procesin e pajisjes me certifikatat e sigurisë për shtetasin Gent Cakaj, me detyrë zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kërkesa me nr protokolli 16/2 dhe datë 11 janar 2019, i është drejtuar kryetarit të parlamentit.

Ky hetim nis pas zbulimit se Gent Cakaj i cili ka mbajtur postin e zv/ ministrit pa pasur një çertifikatë sigurie per 7 muaj u pajis nga DISK me certifikatë sigurie brenda një dite.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cakaj pa çertifikatë sigurie

Meta kërkon hetim parlamentar për DSIK


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore