MENU
klinika

Australian Open

Befasia e madhe, eliminohet Federer

20.01.2019 - 14:18

Pas eliminimit të pretendenteve femra, si Maria Sharapova dhe Angelique Kerber, ka ardhur edhe befasia më e madhe e turneut Australian Open, teksa Roger Federer, kampioni në fuqi, mposhtet në raundin e katërt.

Tenisti zviceran është mundur 3-1 (6-7, 7-6, 7-5, 7-6) nga greku Stefanos Tsitsipas, ndeshje që zgjati 3 orë e 50 minuta. Një betejë mes legjendës Federer dhe 20-vjeçarit grek, që arrin të kualifikohet për herë të parë në çerekfinalet e grand slam.

Një ndeshje spektakolare në të katërta setet, ku tenistët dhuruan emocione e ku rivaliteti ishte në kulmin e tij. Edhe pse Federer fitoi në “tie break” setin e parë, nuk arriti të ruante të njëjtin ritëm deri në fund.

Kjo ishte humbja e parë e Federer në këtë turne pas 3 vitesh, pasi zvicerani ka triumfuar në Melbourne në dy edicionet e fundit. Gjithsesi, pas kësaj humbje ai rrezikon të dorëzojë edhe vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm.

Pa probleme ka fituar sot tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 2 në botë, që mundi 3-0 (6-0, 6-1, 7-6) ndaj çekut Tomas Berdych. Nga ky i fundit pritej më shumë në këtë sfidë, por ai u “zgjua” vonë, në setin e tretë.

nadal
nadal

Një biletë për në fazën çerekfinale siguroi edhe tenisti spanjoll Alvaro Bautista, që mposhti me shumë vështirësi kroatin Marin Cilic me shifrat 3-2 (6-7, 6-3, 6-2, 4-6, 6-4).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN