MENU
klinika

Taksa ndaj Serbisë

Daçiç paralajmëron Haradinajn: Do ta pësosh!

20.01.2019 - 12:57

Pas thirrjes indirekte të presidentit Thaçi ndaj Haradinajt për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, ka ardhur reagimi i ministrit serb Daçiç.

Teksa ka folur për mediat serbe, Daçiç e ka cilësuar këtë thirrje si një lojë të krerëve të shtetit dhe ka paralajmëruar se kryeministri Haradinaj do e pësojë më keq.

“Mendoj se nuk duhet ta idealizojmë shumë Thaçin. Nëse keni lexuar, Hoxhaj dhe Veseli kanë deklaruar se ka qenë ideja e tyre vendosja e taksës prej 100 për qind, kurse Veseli është njeri i Thaçit. Kjo është lojë e përbashkët, në të cilën duket se më së shumti do të ketë pasoja Haradinaj”, tha ai.

Gjithashtu Daçiç tha se SHBA nuk do ta lejojë Kosovën të bëhet pengesë për një marrëveshje të përhershme.

Vetë Mike Pompeo [Sekretari Amerikan i Shtetit]më pyeti se ku qëndron problemi kur është në pyetje Kosova dhe tha se Amerika udhëhoqi një auto-pilot politikë, siç ishte edhe 20 vjet më parë”, tha Daçiç.