MENU
klinika

Urtësia botërore

Dashuria mposht urrejtjen, shembulli i Gandit për tolerancën

30.01.2019 - 15:23

 “Asgjë nuk më ka trishtuar më shumë në jetë, se sa ngurtësia e zemrës së njerëzve të arsimuar”.

Dita e sotme përkon me përvjetorin e lindjes së Mahatma Gandit, një prej figurave më të rëndësishme dhe përfaqësuese të historisë botërore. Politikan dhe filozof indian, Gandi ishte një udhërrëfyes i rëndësishëm shpirtëror për atdheun e tij, një pionier i rezistencës ndaj shtypjes përmes mosbindjes masive civile që e çoi Indinë drejt pavarësisë.

Nëpërmjet veprimeve të tij, Mahatma Gandi ka frymëzuar lëvizje të ndryshme në mbrojtje të të drejtave civile dhe personalitete të tilla si Martin Luter King, Nelson Mandela dhe Aung San Suu Kyi.

Mahatma Gandi shprehu besimet e veta të thella filozofike në veprimin politik, veprime që bënë të konsiderohet si një nga personalitetet e rralla në historinë e humanizmit dhe politikës botërore.

Edhe pse kanë kaluar vite nga vdekja e tij, teoritë dhe tezat që mbrojti duken të përjetshme, të thjeshta dhe gjithsesi të fuqishme. Gandi është shembulli tek i cili duhet të frymëzohemi të gjithë: me mësimet e tij, ai na tregon se si paqja dhe dashuria mund ta mposhtin me të vërtetë urrejtjen.

Mahatma Gandi është modeli i jetës dhe shembulli i mos-dhunës dhe i dashurisë më të madhe që njohim: me betejën e tij të mos-dhunës për pavarësinë e Indisë, ai tregoi se si dashuria kundër padrejtësisë mund ta mposhtë vërtet urrejtjen. Të shumta janë mësimet që mund të marrim nga Gandi, veçanërisht në një periudhë historike si kjo, në të cilën zemërimi dhe dhuna janë në rend të ditës.

Urrejtja nuk luftohet me urrejtje, por me dashuri. Në ditët e sotme agresioni është shndërruar në një komponent të shoqërisë sonë: që të bëjmë të mundur të na dëgjohet opinioni, idetë tona, vlerat tona, nuk bëjmë gjë tjetër veçse sulmojmë dhe përdorim zemërimin e dhunshëm.

E vërejmë atë çdo ditë në programet televizive, në të cilat politikanët dhe gazetarët për të mbështetur pikëpamjen e tyre bërtasin dhe ofendojnë njëri-tjetrin; e shohim në rrjetet shoqërore, në të cilat përkufizohet rëndom si dukuria e urryesve, domethënë ata që shfaqin haptazi dhe përhapin urrejtje në komentet, e shohim në rrugët tona, ku dashamirësia dhe ndjenjat e mira konsiderohen të parëndësishme dhe për njerëzit e dobët.

Megjithatë, ne nuk jemi të këqinj, edhe nëse koncepti i mos-dhunës duket sikur ka dalë jashtë mode, në thellësi të zemrave tona jemi të vetëdijshëm se dashuria për tjetrin (dhe jo urrejtja) na bën qenie njerëzore.

Të mësojmë nga Gandi! Ai na ndriçon të kultivojmë dashurinë midis njerëzve dhe na tregon se vetëm dashuria mund ta kundërshtojë urrejtjen: përgjigjja me urrejtje ndaj urrejtjes nuk bën gjë tjetër veçse e lartëson të keqen.

Përveç faktit që na dëmton dhe na pushton me mendime negative, duke përkeqësuar nivelin dhe gjendjen e jetës sonë. Sigurisht, beteja e Gandit mbartte në vetvete një domethënie përtej njerëzores: sidoqoftë, lufta e tij e paarmatosur kishte të bënte me mosbindjen ndaj të fuqishmëve, ishte mirëfilli një rebelim.

Por çfarë ishte ajo që e bënte betejën e Gandit të ishte ndryshe nga luftërat e tjera?

Bashkimi dhe dashuria. Në të vërtetë, dashuria ndihmon për t’u bashkuar dhe jo për t’u ndarë, duke i bërë njerëzit më të fortë. Ndarja dhe solidariteti nuk bëjnë asgjë, veçse kontribuuojnë në forcën dhe vlerën e qenies njerëzore, duke e fisnikëruar atë.

“Njerëzimi mund të heqë qafe dhunën vetëm duke përdorur mos-dhunën. Urrejtja mund të mposhtet vetëm nga dashuria. Duke iu përgjigjur urrejtjes me urrejtje, gjithçka që bëhet është të rritet madhështia dhe thellësia e vetë urrejtjes”, – do shprehej Gandi.

Disa thënie të tij:

“Frika mund të shërbejë, por kurrë burracakëria”.

“Një divergjencë e ndershme shpesh është shenjë e shëndetit të përparimit”

“Ne duhet të bëhemi ndryshimi që duam të shohim në botë”.

“Falja është cilësi e guximtarit dhe jo e burracakut”.

“Në demokraci asnjë fakt i jetës nuk i shpëton politikës”.

 “Që të jesh në gjendje të kritikosh, duhet të kesh një aftësi mirësie, një intuitë të qartë dhe një tolerancë absolute”.

“Ka gjëra për të cilat unë jam i gatshëm të vdes, por nuk kam qoftë edhe një të vetme për të cilën unë do të doja të vrisja”.

“Falja është vityt i të fortit”.

“Jeto sikur do të vdesësh nesër. Mëso sikur do të jetosh përgjithmonë”.

“Në fillim të injorojnë, pastaj qeshin me ty, pastaj të luftojnë, së fundi ti fiton”.

“Jo-dhuna është forca më e madhe në dispozicion të njeriut. Ajo është edhe më e fuqishme se arma e shkatërrimit në masë që njeriu ka krijuar ndonjëherë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!