MENU
klinika

“Të Largohesh nga Askund”

Dokumentari që rrënon Michael Jackson

10.01.2019 - 19:37

Në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të mbretit të pop-it, Michael Jackson duket se imazhi i tij do të rrënohet.

Producenti Dan Reed do të publikojë dokumentarin më të ri për jetën e këngëtarit të ndjerë, por duke zbuluar një anë të errët të tij. Brenda këtij viti do të shfaqet në festivalin “Sundance” “Të Largohesh nga Askund”, dokumentari që do të shpalosë në detaje akuzat për abuzime seksuale ndaj të miturve të kryera nga Jackson.

Në disa skena të këtij dokumentari zbulohet se ylli i hitit “Thriller” pati një lidhje të gjatë me 2 fëmijë të moshës 7 dhe 10 vjeç.

Tashmë te të 30-at, ato tregojnë historinë shokuese se si Jackson ka abuzuar seksualisht me to kur ishin të mitura.

Të shumtë janë skeptikët që theksojnë se ky dokumentar është skandaloz dhe se nuk duhet të ishte publikuar pa fakte konkrete pasi edhe identitetet e viktimave nuk janë aspak të qarta.