Me fillimin e vitit 2019, shumë nga Bashkimi Evropian padyshim ndihen të dëshpëruar përballë kërcënimeve mjedisore, ekonomike dhe politike. Por duke u fokusuar në katër prioritete kryesore në vitin e ardhshëm, udhëheqësit e BE mund ta ringjallin Bashkimin Europian.
Jo larg nga zyra ime në Brukselit, është një afresk i madh me mbishkrimin “E ardhmja është Evropa”. Dikur kjo besohej nga gjithë evropianët, ky besim po sfidohet gjithnjë e më shumë sot.
Natyrisht, pesimizmi mbizotëron në ditët e sotme. Derisa efektet dëmtuese të ndryshimeve klimatike po shfaqen përpara syve tanë, unilateralizmi i Shteteve të Bashkuara, rritja e Kinës dhe shkallëzimi i tensioneve gjeopolitike në vende të tjera po paraqesin sfida të reja për prosperitetin dhe sigurinë evropiane. Gjithashtu, përhapja e dezinformatave dhe sulmet terroriste në zemër të qyteteve tona, siç pamë përsëri këtë sezon të Krishtlindjeve në Strasburg, Francë, shtojnë pesimizmin.
Megjithatë, nuk është koha për këtë. Tani më shumë se kurrë, ne evropianët kemi nevojë të mbrojmë vlerat tona dhe rendin ndërkombëtar.
Ky mund të jetë momenti i Evropës, bazuar në një Bashkim Evropian më të fuqishëm dhe vendimtar, siç bëri thirrje kancelarja gjermane Angela Merkel kohët e fundit.
Për të arritur këtë, evropianët duhet të bashkohen për të trajtuar sfidat e sovranitetit dhe për të siguruar një qeverisje të përgjegjshme.
Kjo do të thotë që të mos pranojmë që Kina dhe SHBA të mos vendosin rregullat e tyre për ne. Dhe kjo do të thotë që qeveritë kombëtare dhe institucionet e BE-së të afrohen me qytetarët evropianë.
Në vitin 2019, udhëheqësit evropianë duhet të përqendrohen në katër prioritete kryesore.
E para është të ndërtojmë një “Evropë të Gjelbër”.
Një përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj kësaj sfide duhet të përdorë të gjitha mundësitë e politikës në dispozicion.
Për më tepër, masat për arritjen e këtyre qëllimeve nuk duhet të jenë shoqërisht regresive. Nëse politikat janë të drejta dhe të dizajnuara mirë, ato mund të përmirësojnë mirëqenien tonë kolektive dhe të stimulojnë rritjen ekonomike, pa imponuar një “barrë” për ata që janë më pak të aftë ta përballojnë atë.
Prioriteti i dytë, është ndërtimi i një ekonomie që u shërben të gjithëve.
Ende ekzistojnë rreth 17 milionë njerëz të papunë në Evropë, duke përfshirë 35% ose më shumë të rinj në Itali, Greqi dhe Spanjë.
Në një botë me rritje të konkurrencës gjeo-ekonomike, ne duhet të konsolidojmë themelet tona nëse duam të ruajmë modelin tonë të tregut social. Kjo do të thotë se duhet të ndryshojë mënyra se si trajtohen qytetarët dhe kompanitë në të gjithë BE-në. Përveç kësaj, ne duhet të forcojmë më tej Bashkimin Monetar Evropian, të forcojmë rolin ndërkombëtar të euros dhe të drejtojmë investime masive të përbashkëta, veçanërisht në sektorin dixhital. Për t’iu përgjigjur presioneve financiare dhe demografike, ne duhet të modernizojmë politikat sociale dhe arsimore.
Prioriteti i tretë është të kontrollojmë kufijtë tanë dhe të merremi me sfidën e migracionit.
Përveç konsolidimit të sistemit të menaxhimit të kufijve të Frontex të BE-së dhe krijimit të pikave të nxehta të përbashkëta në kufijtë tanë të jashtëm dhe më gjerë, ne gjithashtu duhet të harmonizojmë politikat e migracionit dhe azilit në nivel kombëtar sa më shumë që të jetë e mundur.
Po ashtu, ne duhet të kompensojmë shtetet anëtare që janë relativisht më të ekspozuara ndaj efekteve të migrimit. Dhe ne duhet të punojmë me partnerët tanë jashtë BE-së, për shembull me Afrikën, mbi zhvillimin ekonomik dhe migrimin e menaxhuar. Në fund të fundit, deri në vitin 2050, Afrika do të jetë shtëpia e 2.5 miliardë njerëzve, gjysma e tyre nën moshën 25 vjeçare.
E fundit por jo më pak e rëndësishme, Evropa duhet të menaxhojë më mirë çështjen e sigurisë.
Europa është e dyta vetëm për SHBA-në sa i përket shpenzimeve të mbrojtjes. Por ne prodhojmë 17 modele të ndryshme të tankeve, ndërsa SHBA mbështetet kryesisht në vetëm një. Ky lloj dublikimi ushtarak i kushton Evropës rreth 20 miliardë euro në vit.
Për fat të mirë, nën udhëheqjen e Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, ne kemi bërë progres në drejtim të prodhimit të pajisjeve dhe teknologjive nëpërmjet Fondit Evropian të Mbrojtjes, duke i dhënë fund konkurrencës midis BE-së dhe NATO-s dhe duke nxitur bashkëpunimin mes industrive të mbrojtjes kombëtare. Tani duhet të shkojmë më tej, duke përforcuar mjetet tona të menaxhimit të krizave dhe duke zhvilluar një kulturë të përbashkët strategjike të bazuar në forcat e përbashkëta dhe aftësitë e përbashkëta kombëtare.
Përmbushja e sfidave të Evropës do të kërkojë guxim politik në nivel kombëtar dhe në BE. Por do të kërkojë gjithashtu transparencë, debate, dhe mënyra të reja të angazhimit të qytetarëve. Vetëm atëherë njerëzit do të besojnë me të vërtetë se Evropa është e ardhmja…
Ky tekst është një version i shkurtuar i një fjalimi të mbajtur në një konferencë në Bruksel më 5 nëntor 2018.
Michel Barnier është ish-nënkryetar i Komisionit Evropian dhe Ministri francez i Punëve të Jashtme. Ai është aktualisht kryenegociatori i BE për Brexit.