MENU
klinika

Nga New York Times

E pamundur që Trump të rizgjidhet në 2020?

14.01.2019 - 13:31

Fundjavën e kaluar, një mik i imi bëri një pyetje interesante: A do të largohet Trump nga detyra e presidentit nëse ai akuzohet për gjithë shkeljet, apo do të duhet të presim vitin 2020?

Ka plot argumenta për të dy opsionet. Unë personalisht, preferoj të pres momentin e votimit, për të vendosur, sepse ka autoritet dhe legjitimitet më historik.

Sidoqoftë, për të larguar Trump nga posti para votimeve, do të duhej një listë e frikshme veprash penale.

Por për shumë prej nesh, lista është tashmë mjaft e frikshme. Deri tani, Brad Sherman i Kalifornisë ka prezantuar tashmë akuzat e tij kundër Trump.

Nëntë presidentë amerikanë në detyrë në historinë amerikane kanë humbur rizgjedhjen, duke përfshirë tre në gjysmën e shekullit të fundit, dhe të gjithë në mënyrë paqësore.

Ky është një shembull që që tregon se një rezultat zgjedhor do të jetë shumë më i pranuar gjerësisht.

Ka edhe një arsye më shumë se unë do të preferoja të shihja Trump të largohej për shkak ttë rezultateve të votimit. Ajo do të shkaktojë më shumë dëme afatgjata ndaj Partisë Republikane.

Nëse Trump largohet për shkak të veprave penale, republikanët mund të thonë: “Shiko, ai e ka fajin”. Por nëse ata e riemërojnë Trump dhe votuesit thonë qartë jo, republikanët do të poshtërohen. Ky është pikërisht fati që ata meritojnë.

Vërtetë, kjo mbart rrezikun që Trump mund të fitojë në vitin 2020. Nëse ai dënohet dhe rezulton i pafajshëm, kjo do të bënte që ai të kërkonte rizgjedhjen, duke u shfaqur si viktimë e Demokratëve dhe  shtypit.

Por, le të presim 3 nëntorin e vitit 2020, kur ndoshta një numër record votuesish do të votojnë dhe shumica do t’i thotë qartë Trumpit: Shko në shtëpi.

Michael Tomasky është një kolumnist i The Daily Beast.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN