MENU
klinika

Rama takim me mjekët

“E paskan bërë derën për Braçen”, Rama batuta me mjekët

07.01.2019 - 16:36

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër qendrën shëndetësore nr.10 në Tiranë, e cila është ndërtuar në vazhdën e projektit të 300 qendrave moderne shëndetësore në vend.

Në fjalën e tij, Rama tha se kushtet që gjejnë pacientët në këtë qendër janë moderne dhe të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme. Gjithashtu Rama nuk kurseu as batutat me doktorët dhe infermierët e kësaj qendre.

“Paskan bërë derën për Erion Bracen. Qendrat shëndetësore kanë qenë copë-copë, tani kjo është një gjë tjetër”, tha mes tjerash Rama.

Shefi i qeverisë i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë bisedës me qytetarët dhe me pacientët theksuan se kjo qendër ka pësuar një transformim rrënjësor.