MENU
klinika

Detajet

E rëndë në Pogradec, gjendet i ngrirë 53-vjeçari

14.01.2019 - 09:19

Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij pas disa orësh kërkime.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pogradec dhe viktima është identifikuar si Ajet Zikollari dhe kërkohej nga familja pasi kishte humbur gjurmët dhe nuk ishte kthyer në banesë.

Burime nga bashkia e Pogradecit bëjnë me dije se 53-vjeçari udhëtonte me kafshë nga fshati ku banonte në drejtim të Trebinjës për tu furnizuar me ushqime.

Dyshohet se viktima është rrëzuar nga kafsha dhe ka rënë në përrua duke humbur jetën në mënyrë tragjike si rezultat i të ftohtit.

Zikollari u gjet nga familjarët të cilët të shqetësuar për vonesën nisën kërkimet.