MENU
klinika

Rruga drejt denuklearizimit

Edhe në 2019, gjithë vëmendja do të jetë tek Koreja e Veriut…

04.01.2019 - 14:57

Në Ditën e Vitit të Ri, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jung Un, tha se 2019 ishte “plot shpresë” dhe se të gjithë koreanët duhet të përqiqen për të përmirësuar marrëdhëniet ndër-koreane, për paqe, prosperitet dhe ribashkimin e vendit.

Viti i ardhshëm me të vërtetë premton përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis dy Koreve, ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump po përpiqet të denuklearizojë Phenian. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë duhet të punojë shumë me Seulin për këto qëllime.

Moon dhe Kim luajtën rolet kryesore në dramën diplomatike të vitit të kaluar dhe do të vazhdojnë të marrin vëmendje, me tre samitet e tyre nga prilli në shtator; me masat e çmilitarizimit; me themelimin e një zyre të përbashkët diplomatike dhe me një tjetër moment të rëndësishëm historik, vizita e Kim në vitin 2019 në Seul, të cilën Kim e kishte premtuar në letrën personale drejtuar Moon në 30 dhjetor 2018.

Në anën tjetër, nuk ka patur përparim në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Phenianit që nga samiti i Trump-Kim në Singapor korrikun e kaluar. Edhe pse Trump deklaroi më pas se Koreja e Veriut nuk ishte më një kërcënim bërthamor, ajo vazhdoi të prodhonte materiale të palidhura dhe të provonte një “armë taktike ultramoderne” në nëntor.

Në fjalimin e Vitit të Ri, Kim bëri thirrje për t’i dhënë fund ushtrimeve të përbashkëta ushtarake me SHBA-në.

Trupat dhe armatimet amerikane, së bashku me ushtrinë e Koresë së Jugut, janë pengesat kryesore kundër çdo lloj aventurizmi ushtarak, konvencional dhe bërthamor, nga Pheniani.

Edhe nëse të tre palët duan të vazhdojnë angazhimin diplomatik dhe të zgjidhin këtë çështje, ende do të ketë një “Nëse”, pra ende do të ketë dyshime për denuklearizimin e plotë.

Do të ishte mirë që Shtetet e Bashkuara (dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara) të lehtësonin rifillimin e financimit dhe aktiviteteve të ndihmës humanitare në Korenë e Veriut.

Ofrimi i paketave të ushqimit dhe ilaçeve si dhurata nga njerëzit e Shteteve të Bashkuara mund të kenë ndikime.

Mosbesimi midis udhëheqësve është i natyrshëm nëse mes vendeve të tyre ka patur vetëm luftë.

Amerikanëve dhe Koresë së Veriut u mungon mirëkuptimi. Hapat e vegjël janë një rrugë më e sigurt drejt paqes sesa hapat galopantë tërësisht surreal./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e presidentit amerikan

Më në fund një takim i dytë Trump-Kim

Albert Çaçi

Ndryshimi i armikut