MENU
klinika

I 'ankohet' Metës

Edita Tahiri: Ndryshimi i kufijve, skenar i rrezikshëm!

31.01.2019 - 15:31

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, ka zhvilluar sot një takim me kreun e shtetit, Ilir Meta. Tahiri shpërndau në “Facebook” një foto me presidentin, Ilir Meta ndërsa ka theksuar se qëndrimi i tijnë mbrojtje të Kosovës është i drejtë.

Gjithashtu të dy politikanët ndanin të njëjtin mendim se loja me kufijtë është një skenar, që cenon interesin kombëtar të shtetit të Kosovës si dhe kjo reflekton në pasoja të parikuperueshme në rajonin e Balkanit Perëndimor.

“ Takimi me Presidentin Ilir Meta ishte thellesisht kombetar dhe vizionar. Qendrimet e tij ne mbrojtje te shtetit te Kosoves dhe kufijve ishin qendrime te drejta te nje presidenti shqiptar qe njeh mire luften dhe sakrificat me sublime te shqiptareve dhe Kosoves per liri dhe pavaresi.

U pajtuam qe ndryshimi i kufijve ne raportet mes Kosoves dhe Serbise eshte nje skenar i rrezikshem qe demton shtetin e Kosoves dhe interesat kombetar si dhe destabilizon rajonin me pasoja te paparashikueshme.

Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran me kufije te pacenueshem ne pajtim me te drejten nderkombetare, te cilen e ka vertetuar Gjykata Nderkombetare per Drejtesi ne 2010.

Kosoven e beme shtet fale luftes tone te drejte dhe mbeshtetjes nga aleatet tane perendimor ne krye me SHBA-te, partneret evropian Gjermanine, Mbreterine e Bashkuar, etj, NATO-ne.. Nderi jone kombetar te cilen e rikthyem me luften e fituar per liri dhe gjeopolitika perendimore te ciles i takon kombi shqiptar, qofshin te perjetshme.”, shkruan Tahiri në Facebook.