MENU
klinika

NASA

Ekzoplaneti i ri i zbuluar në dyfishin e madhësisë së Tokës mund të ketë ujë

08.01.2019 - 15:55

Shkencëtarët kanë zbuluar një ekzoplanet potencialisht të banueshëm rreth dy herë në madhësinë e Tokës. Planeti, i cili ndodhet 226 vite dritë larg, mund të ketë ujë në sipërfaqen e tij.

I quajtur K2-288Bb, planeti u gjet duke përdorur të dhëna nga teleskopi hapësinor NASA Kepler.

K2-288Bb shtrihet brenda zonës së banueshme të yllit të tij. Kjo do të thotë se është e mundur që ai të mbajë ujë.

Planeti ka rreth gjysmën e përmasave të Neptunit dhe mund të jetë i pasur me gaz ose mund të jetë shkëmbor, sipas NASA-s.

Në mënyrë të pazakontë, planeti është rreth 1.9 herë më i madh se Toka.

“Ky është një zbulim shumë emocionues për shkak të mënyrës sesi u gjet, orbitës së tij dhe për shkak se planetët e kësaj madhësie janë relativisht të pazakontë,”-tha Adina Feinstein.