Shkaktarët më të mëdhenj të problemeve me frymëmarrjen dhe që sjellin kollë vijnë për shkak të akumulimit të gëlbazës (sekrecionet) në mushkëri. Gëlbaza është substancë ngjitëse e cila sekretohet nga sistemi i frymëmarrjes si mënyrë për ta mbrojtur veten dhe roli i saj është t’i bllokoj viruset, alergjenët dhe pluhurin.
Sidoqoftë sasitë e tepërta të gëlbazës shkaktojnë kollë, infeksione bakteriale, grip, etj. Simptomat më të zakoshme janë djersë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Nëse nuk eliminohet me kohën gëlbaza e akumuluar mund të shkaktojë pengesa edhe në tubat bronkit, dhe rrjedhimisht krijon probleme të rënda shëndetësore.
Megjithatë, ilaçet e mëposhtme natyrale janë mënyrë e shkëlqyeshme për ta eliminuar gëlbazën e tepërt nga trupi dhe për t’i parandaluar komplikimet e tilla.
Shafrani
Përbërësi aktiv i shafranit, curcumini, ka veti të fuqishme antiseptike dhe antibakteriale, të cilat e eliminojnë bakteren që shkakton mukozë dhe e zvogëlon gëlbazën duke e forcuar sistemin imunitar. Shtojeni një lugë gjelle shafran në një gotë të ngrohtë me ujë, pastaj shtojeni gjysmë lugë gjelle kripë dhe përzieni. Bëni gargare tre here në ditë.
Mjalti me limon
Kombinimi i limonit me mjaltë i trajton problemet respiratore dhe ofron veti antibakteriale dhe antikërpudhore. Ky kombinim e forcon edhe sistemin e imunitetit dhe e parandalon kapsllëkun. Në një tas, përzieni një lugë gjelle mjaltë organike me 2 lugë gjelle lëng limoni, dhe konsumojeni tri herë në ditë.