MENU
klinika

Trashëgimi Kulturore

Falë ndërhyrjes kisha e shekullit XIII restaurohet

31.01.2019 - 15:11

Shumë kisha të rrezikuara për t’u degraduar nga koha e tepërt si dhe nga faktorë të tjerë kanë pasur ndërhyrje me nisma dhe projekte që janë finalizuar suksesshëm duke rregulluar shumë prej tyre falë ndërhyrjeve të institucioneve shtetërore.

Një fat të tillë të mirë ka marrë edhe Kisha e Shën Kollit në Roskovecin e Fierit. Ajo është një kishë e rrallë dhe momunent kulture i kategorisë së I i konsideruar si një vlerë e rrallë në trashëgiminë kulturore shqiptare.

Është e ndërtuar në shekullin e XIII me stil bizantin, stil dominues i kohës së atëhershme. Ajo tashmë falë ndërhyrjes është një destinacion i ri për turizmin religjioz, për gjithë të apasionuarit pas trashëgimisë kulturore dhe sidomos pas kulturës fetare. Tashmë zona do të ketë dhe këtë gur të çmuar të trashëgimisë kulture të shtuar në itirarin ‘’Rruga e besimit’’ në zonë e Fierit.

Kohët e fundit është shtuar shumë turizmi kulturor që konsiston me itinerare të ndryshme në të gjithë Shqipërinë dhe objektet e kultit kanë qenë shumë të admirueshme. Kishat e vjetra si monumente kulture janë vende atraksioni ku shumëkush do t’i njohë ato, si formë arkitektonike, si vlerë e së kaluarës, edhe si histori e përgjithshme e objekteve me vlera të çmueshme.

Projekti i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe financuar nga bashkia Roskovec bëri që restaurimi i Kishës së Shën Kollit të ishte i plotë. Tashmë ajo ka pamje të bukur dhe atraktive si nga jashtë dhe brenda saj. Duket një punë e lavdërueshme e ndërhyrjes së specialistëve.

Pikturat murale në brendësi të kishës së Roskovecit janë vepra të ikonografëve të njohur. Ajo përbën një pasuri të vyer jo vetëm për zonën e Kurjanit, por edhe për të gjithë zonën e Myzeqesë.

Ajo ndodhet 12 km larg qytetit të Fierit, 4 kilomentra nga qyteti i Roskovecit, një pikë lidhëse mes Beratit dhe Fierit në kuadrin e rrugës së famshme “Egnatia”. Të njëjtin rol ka pasur dhe qyteti i Roskovecit, atë të “qytetit stacion”. Fare mirë Kisha e Nikollës ose e quajtur ndryshe e Kurjanit mund një destinacion atraktiv dhe kulturor që aty.

E vetmuar, e rrethuar nga kurorat e ullinjve, Kisha e Shën Nikollës, me harqet e saj rrethore “dëshmon” për një objekt kulti, ku është shkrirë në një stil të vetëm arkitektura kishtare e Lindjes me Perëndimin.

Sipas specialistëve, pozicioni ku është vendosur ky objekt ngjason me një komunikim i heshtur mistik mes saj, dhe manastireve e kishave të tjera të vjetra që ndodhen përreth në Fier, mes tyre edhe manastiri i Ardenicës.

Të gjitha këto kisha krijojnë një ansambël të diktuar nga një arkitekturë domethënëse dhe funksion regjional. Afresket e pikturuara nga i biri i Onufrit, Nikolla dhe ndihmësi i tij Joani rreth vitit 1578, i kanë rezistuar kohës.

Për fat të mirë kisha i ka rezistuar kohës dhe i mbijetoi edhe fushatës së ndërmarrë nga sistemi kumunist në vitin 1967, për shkatërrimin e objekteve të kultit.

Në vitin 1967 u ndalua besimi në fe dhe shumë objekte të kultit, o u shkatërruan, ose u kthyen në objekte të parëndësishme, ose u kthyen në objekte të një rëndësie të dorës së tretë si stalla apo magazina për ushtrinë, apo për kooperativat.

Por kjo ndikoi që shumë kisha të mund të rezistonin si objekte kulti, ose të mos shkatërroheshin. Tashmë ky objekt kaq i veçantë falë investimit të restaurimit të tij i kthehet zonës si destinacion kulturor dhe vlerë për trashëgiminë kulturore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN