MENU
klinika

Trashëgimi kulturore

Afresku i “Shën Mërisë” më në fund drejt restaurimit

22.01.2019 - 14:54

Në trazicionin e zgjatur shqiptar kemi parë disa herë të jenë rrezikuar shumë vlera të trashëgimisë kulturore si monumente, afreske, objekte, ikonistika, qoftë prishje të pjesshme, qoftë shkatërrime të plota.

Rrethi i Beratit ka një trashëgimi të konsiderueshme kulturore që varion sipas shkallës së rëndësisë në vlera që duhen ruajtur e vizituar. Në vrazhdën e shumë projekteve të ruajtjes së trashëgimisë kulturore e sidomos të vlerave të religjionit së shpejti do të kemi një rikosntruktim të kishës së ‘’Shën Mërisë’’ në Sinjë të Beratit.

Sipas kërkesës së Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare-Berat, në vitin 2015, Ministria e Kulturës e shpalli Monument Kulture të kategorisë së I, si dhe zonë e mbrojtur.

Kishën e “Shën Mërisë” është e vendosur në terren shkëmbor në fshatin Sinjë dhe “Urën e Kasabashit” në Çorovodë.Pas një shqyrtimi të Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës mbi një vepër të vyer të trashëgimisë kulturore në Sinjë të Beratit, afreskun e kishës së ‘’Shën Mërisë’’ jepet dritë jeshile për restaurimin e tij. Çfarë do të restaurohet në bazë të këtij projekti?

Projekti i DRKK-Berat do të ndërhyjë në konsolidimin, apo forcimin e shtresës së murit, suvasë së saj, konsolidimit të bordurave dhe konsolidimit të pelikukulit, pastrimi i blozërave të viteve si dhe kripërave që kanë shtresën e tyre në afresk.

Kjo kishë është ndërtuar në shekullin e XI-XII në kulmin e ngritjes së krishtërimit si ideologji. Gjithashtu në këtë kohë ka pasur lulëzim të madh të arkitekturës së kishave–shpellë.

Kjo periudhë shquhet për volume e vogla me ambiente ikonistike duke u futur në të imtën dhe shprehjen e hapësirave të mundshme që lejojnë ngushtësitë e shpellave natyrore në atë pjesë të formacionit shkëmbor.

E njëjta gjë ndodh me këtë kishë, arkitektonika e saj me volume të ngushta dhe me ndërtim të thjeshtë lidhen me anë të gurëve me llaç gëlqereje.  Hapësirat e ngushta mendohen se janë shfrytëzuar nga heremitë që janë përshtatur këtyre kushteve natyrore.

Dera me hapësira 72 x120 cm i lë vend në hyrje shkallëve prej guri pot ë ngushta dhe të lyera me gëlqere që të çonin në derën e pasme.  Materiali i gëlqeres shfrytëzohesh si element pastrues dhe disifektues po aq sa jep dhe kombinimin e ngjyrës së bardhë.

Dyshemeja në këtë linjë me hapësirat e ngushta është e ndarë në tri nivele. Në faqen lindore shkëmbore gjendet absida e përshtatur me terrenin e ngushtë shumë mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit