MENU
klinika

Investimi

“Fiat” do të paguajë mbi 800 mln dollarë për trukimin e motorëve

12.01.2019 - 14:31

Kompania italo-amerikane “Fiat-Chrysler” pranoi të paguajë deri në 515 milionë dollarë tek autoritetet e ndryshme amerikane që e akuzonin se ka pajisur më shumë se 100 000 automjete me një pajisje që synonte të mashtronte mbi nivelin e ndotjes, njoftoi sot Ministria amerikane e Drejtësisë.

“Prodhuesi italo-amerikan i automjeteve pranoi gjithashtu të tërheqë automjetet e tij për t’i vendosur brenda normave për të mbyllur paditë”, theksohet në këtë komunikatë.

“Nga ana tjetër ‘Fiat-Chrysler’ dhe prodhuesi i pjesëve për automjete “Boch” pranuan të dëmshpërblejnë me 300 milionë dollarë pronarët amerikanë të automjeteve në të cilat ndodheshin pajisjet që mashtronin për nivelin e ndotjes”, sipas Ministrisë amerikane të Drejtësisë.