Është përcaktuar edhe finalisti i dytë i turneut madhor në tenis Australian Open. Pas Rafael Nadal, edhe Novak Djokovic është kualifikuar për në finale, pasi mundi francezin Lucas Pouille.
Djokovic ishte i pandalshëm duke e dominuar në çdo moment Pouille-n, derisa në fund e mundi me rezultatin 3-0 (me sete: 6-0, 6-2 dhe 6-2), në një ndeshje që zgjati një orë e 33 minuta.
Tenisti serb rikthehet në një finale të Australian Open pas tre vitesh, pasi që nga viti 2016 nuk ka arritur të shkojë deri në raundin e fundit. Aty ku do të gjejë rivalin e tij më të madh dhe përplasjen më të madhe të Grand Slam-eve në historinë e tenisit, Djokovic-Nadal.
Who are you supporting at #AusOpen finals weekend…@Petra_Kvitova or @Naomi_Osaka_? @RafaelNadal or @DjokerNole? pic.twitter.com/ePrfW8CUwp
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 25, 2019
Në finale tenisti serb do të përballet me Rafael Nadal, ndeshja do të zhvillohet të dielën, në orën 9:30.