MENU
klinika

Aksidenti

Fuoristrada shpërthen në flakë, vdes 22-vjeçari shqiptar!

27.01.2019 - 11:17

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Agazanna të Italisë dhe rezultoi fatal për një 22-vjeçar shqiptar.
Sipas informacioneve viktima është Klodian Murrizi, i cili udhëtonte me një makinë tip Toyota Rav 4, kur mjeti humbi kontrollin dhe u përmbys duke dalë nga rruga.

Pas përmbysjes, fuoristrada shpërtheu në flakë duke i marrë jetën shqiptarit me banim në Gossolengo të Italisë.

Siç raportojnë mediat italiane, përveç shqiptarit që humbi jetën, në mjet ndodhej edhe një person tjetër rreth 22 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndpdhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pas ndërhyrjes së ekipit zjarrfikës në vendngjarje u bë e mundur shuarja e flakëve në mjet.
Si pasojë e aksidentit është mbyllur autostrada për disa orë, por më pas situata është normalizuar.