MENU
klinika

Konfirmohet

Gigi dhe Zayn ndahen sërish!

04.01.2019 - 18:49

Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik i kanë dhënë sërish fund lidhjes së tyre, e këtë herë kjo është e konfirmuar, të paktën sipas burimeve të “Us Weekly”.

“Ata janë ndarë. Ndoshta mund të kthehen sërish, por tani për tani janë ndarë”, ka thënë ky burim. Raportimet e deri tanishme kanë qenë rreth një krize të mundshme mes çiftit, ku thuhej se dyshja vetëm po merrnin pak kohë që të forconin sërish lidhjen e tyre me njëri-tjetrin.

Megjithatë, fansat kanë vërejtur se që nga nëntori ata nuk kanë më foto së bashku në rrjeteve sociale.

Ata nuk publikuan asnjë fotografi të përbashkët nga pushimi, dhe Gigi shkoi vetëm në eventi NYE të Taylor Swiftit.

Sipas një burimi tjetër që foli me Us Weekly, Gigi ishte ajo që “u përpoq shumë ta ruante lidhjen e tyre”, por Zayn ka “shumë çështje të tij të cilat e ka vështirë t’i kapërcejë”.

Zayn dhe Gigi u lidhën së bashku për herë të parë në vitin 2015, teksa u ndanë në mars të vitit 2018, mirëpo në po të njëjtin vit, ata u rilidhën në maj, mesa duket me fatin e keq për t’i dhënë sërish fund lidhjes së tyre në muajt e fundit të 2018-s.