MENU
klinika

Emrat

Greqi/ 2 shqiptarët arratisen nga burgu i sigurisë së lartë

02.01.2019 - 14:04

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Koridalo të Athinës, në po të njëjtin burg ku është arratisur dy herë shqiptari i famshëm tashmë në Greqi, Alket Rizai.

Të arratisurit janë Elvis K. dhe Leonard P. Ata ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve. Dy shqiptarët janë arratisur mbrëmë në darkë por sot në mëngjes është vënë re mungesa e tyre.

Ata vuanin dënimin në sektorin D të burgut. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre ndërsa hetimet i ka marre përsipër Ministria greke e Drejtësisë.

Dy burra të veshur me të zeza hapën zjarr

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, raportohet për dy viktima

Humb jetën 16-vjeçari, në gjendje kritike motrat e tij!

E rëndë në Greqi/ Asfiksohen nga gazi 4 fëmijët e një familjeje

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev