MENU
klinika

U dërgon letër

Haradinaj i prerë me kryeministrat e botës

29.01.2019 - 09:34

Përmes një letre drejtuar kryeministrave të botës, Haradinaj u ka bërë të qartë faktin se Kosova është shtet që me 17 shkurt të 2008.

Ai u ka dhënë një shpjegim të prerë, që nuk lë asnjë hije dyshimi duke u theksuar se statusi dhe territori i Kosovës nuk janë më në diskutim.

Reagimi i Haradinajt:

“Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.

Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.

Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.

Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008″, njofton Haradinaj.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi