MENU
klinika

Shqetësimet

Hiqen portat e digës, banorët e Rrogozhinës të shqetësuar

24.01.2019 - 13:10

Banorët e Rrogozhinës janë shprehur të shqetësuar, pasi sipas tyre rreth 300 hektarë tokë të fshatit Okshtun në Rrogozhinë rrezikojnë që këtë verë mos të vaditen.

Ata kanë treguar shkakun, i cili sipas tyre është lënia hapur e rezervuarit në fshatin e tyre.

Banorët kërkojnë rivënien e portës në rezervuar, e cila u hoq 6 muaj më parë për riparim.

Rivendosja e portës bën që uji mos të shkojë dëm dhe të përdoret prej tyre për vaditjen e tokave në verë.