MENU
klinika

Detajet

“Huawei” publikon mikroçipat 5G të brezit të ri

27.01.2019 - 16:29

Gjiganti kinez i teknologjisë “Huawei” ka nxjerrë mikroçipat me teknologji 5G të brezit të ri dhe planifikon të publikojë smartfonat 5G në Konferencën Botërore të Teknologjisë së Lëvizshme që do të mbahet muajin e ardhshëm në Barcelonë, sipas CRI-së.

Prodhuesi më i madh i pajisjeve të telekomunikacionit në botë thotë se mikroçipi, me emrin “Huawei Tiangang”, do të mbështesë rrjetet 5G.

Lideri i “Huawei”-t Hu Houkun u shpreh në Forumin e Davosit se për formësimin e ekonomisë digjitale të së ardhmes, 5G është teknologjia kryesore që gjigantët botërorë të telekomunikacionit po përpiqen të zhvillojnë.

huawei-konica.al

Deri tani, kompania ka 30 kontrata tregtare për teknologjinë 5G dhe ka tregtuar mbi 25 mijë stacione bazë të teknologjisë 5G në botë.

“Huawei” ka investuar miliarda dollarë për teknologjinë 5G, duke konkurruar edhe kompaninë suedeze “Ericsson ” dhe atë finlandeze “Nokia”.