Një shpërthim me tritol ka tronditur mbrëmë Tiranën. Lidhur me këtë ngjarje kanë dalë detaje të reja.
Mësohet se shënjestër e shpërthimit ka qenë makina me targa AA44100, e cila është në pronësi të mjekut Dervish Hasi, kardiokirurg në një spital privat në Tiranë.
Shpërthimi nuk ka qenë i fortë, pasi sasia e eksplozivt të përdorur ka qenë shumë e vogël dhe ishte vendosur në gomën e pasme.
Si rezultat i shpërthimit makina është dëmtuar vetëm në pjesën e pasme.
Sipas policisë dyshohet se autorët kanë dashur që të paralajmërojnë mjekun.
Gjithashtu mësohet se policia ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes si edhe po heton për ndonjë konflikt të mundshëm për shkak të detyrës.